Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për detyrimin ligjor të raportimit të llogarive bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar zbatimin e detyrimit ligjor të raportimit të llogarive bankare, bazuar në ligjin Nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian.

 

Sipas këtij përcaktimi është ngritur edhe regjistri mbartës i të dhënave të këtij detyrimi ligjor. Subjekt raportues i të dhënave janë të gjitha institucionet financiare banka dhe jo banka, të cilat kanë në administrimin e tyre llogari bankare dhe kaseta sigurie.

 

Administrata Tatimore që prej Janarit 2021 ka inkurajuar të përmbushin detyrimet që lindin nga ky ligj, të gjitha institucionet financiare të lartpërmendura.

 

Insitucionet financiare, të cilat ende nuk kanë raportuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke mos përmbushur detyrimet e tyre ligjore, do të jenë subjekt për penalitete të mëtejshme, sipas dispozitave që parashikon ky ligj.

 

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!