Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjitha institucionet financiare, banka dhe jo banka, të respektojne afatet ligjore të parashikuara në nenit 9, të Ligjit Nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”

Pas një periudhë të gjatë informuese mbi Ligjin për Regjistrin Qëndror të Llogarive Bankare, që ka nisur që prej Janarit të vitit 2021, me hyrjen në fuqi të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjitha institucionet financiare, banka dhe jo banka, të cilat veprojnë në Republikën e Shqipërisë, se duhet të përmbushin detyrimin ligjor të kryerjes së raportimit pranë DPT, të llogarive bankare si dhe kasetat e sigurisë të cilat kanë në administrim.

Sipas këtij ligji, afati përfundimtar për përmbushjen e këtij detyrimi është data 28 Qershor 2021.

Administrata Tatimore ju inkurajon të respektoni afatet ligjore të parashikuara në nenit 9, të Ligjit Nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.