Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve, të cilët kryejnë transaksione shitje me para në dorë, afati për fiskalizimin e të cilave është data 1 Shtator 2021, se për të pranuar apo refuzuar blerjet pa para në dorë nga tatimpaguesit e tjerë prej datës 1 Korrik 2021, duhet të jenë të pajisur me çertifikatën elektronike per Fiskalizimin.
Ndërkohë që, për shitjet pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve, prej datës 1 Korrik 2021, duhet të lëshojnë faturë elektronike.
Aplikimi për pajisjen me certifikatë elektronike kryhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691.
Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të fiskalizojnë transaksionet e tyre të shitjes, përpara afatit ligjor, 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë B2B dhe 1 shtator 2021 për transaksionet me para në dorë B2C, nëse përveç çertifikatës elektronike, kanë siguruar elementët e nevojshëm për Fiskalizim:
Rikujtojmë tatimpaguesit se, prej datës 1 Korrik 2021, do të fiskalizohen transaksionet e shitjes pa para në dorë midis tatimpaguesve, e njohur si faza B2B dhe prej datës 1 Shtator 2021, edhe shitjet me para në dorë, transaksionet B2C.