Institucioni

Institucioni > Lajme >

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe DPT organizojnë Forumin e Biznesit për Fiskalizimin.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Delina Ibrahimaj dhe drejtues të tjerë të lartë të DPT-së, morën pjesë ditën e sotme në Forumin e Biznesit me temë “Fiskalizimi”, takim ky i thirrur dhe organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.  

 

Eventi u organizua në kuadër të fushatës që Administrata Tatimore ka ndërmarrë për informimin, sensibilizimin dhe nxitjen e bizneseve për të nisur zbatimin sa më korrekt të Fiskalizimit.

 

Takimi fillimisht u hap nga Presidenti i AmCham, Enio Jaco, i cili theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe të përfitimeve që biznesi do të ketë me implementimin e tij.

 

“Falenderoj DPT për pjesëmarrjen dhe qasjen bashkëpunuese që kanë gjithmonë. Ka qenë gjithmonë e rëndësihme për ne që anëtarët dhe bizneset të shkëputen nga sistemi burokratik i raportimit, që ka disa të meta, duke kaluar në një mekanizëm të ri. Ky është një proces me interes të lartë për ne, sepse ka një impakt të drejtpërdrejtë tek ne. Fiskalizimi zvogëlon evazionin fiskal, zvogëlon informalitetin në ekonomi dhe zvogëlon mundësinë e korrupsionit në Administratë. 3 elementë këto, që kanë shumë rëndësi për ne si AmCham. Ekonomia informale ka qenë një problematikë e vjetër e jona dhe shpresojmë shumë që të kemi një përmirësim me anë të këtij procesi. Fiskalizimi është një proces ndihmues në shumë drejtime. Unë vlerësoj shumë fushtat e vazhdueshmë që DPT ka ndërmarrë, por gjithashtu edhe konsultimet publike. Ne dëshirojmë që këto konsultime të jene efektive. Një nga kërkesat tona kanë qenë trajnimet dhe do të nxisja stafin e AmCham që të vazhdojnë punën aKtive në këtë drejtim” tha ndër të tjera z. Jaco.

 

Nga ana e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Ibrahimaj u shpreh se Administrata Tatimore ka qenë gjithmonë e hapur për të tilla bashkëpunime.

 

“Faleminderit Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila po organizon për të disatën herë këtë takim për Fiskalizimin. Bashkëpunimet me Dhomat e Tregtisë dhe atë Amerikane në veçanti janë shumë të vlefshme për ne pasi na bën të jemi më afër biznesit, na bën të kuptojmë problematikat. Fiskalimi është një reform në mënyrën e raportimit të të dhënave në AT.

Si çdo reforme ka nevojë për një periudhë asimilimi të këtij ndryshimi. Jemi të angazhuar që të zhvillojmë sistemin, me të gjitha palet e interest.

Jemi të angazhuar të zhvillojmë sistemin në një mënyrë që të jetë sa më i lehtë për t’u përdorur dhe të jetë sa më afër nevojave të biznesit. Kemi bërë takime të ndryshme dhe kemi ndërmarrë iniciativa për ta zhvilluar sistemin, për t’i ardhur në ndihmë sektorve të ndryshëm si Exchange, sektori i transportit etj.  

Kemi marrë angazhimin që gjatë gjithë vitit 2021, pavarësisht afateve ligore, ne do të jemi aty për t’i ofruar asistencën maksimale çdo biznesi, duke i këshilluar, duke i ofruar shërbimet tona.  

Inkuroj bizneset të regjistron në platformë dhe të nisin procesin. Ne si Administratë do të kemi një qasje ndihmuese dhe jo ndëshkuese për çdo problematikë që bizneset do të kenë.

Për procesin e informimit dhe trajnimeve kemi filluar kohë më parë punën dhe vazhdojmë me këto ritme. Përsa i përket Biznesit të Vogël, kemi nisur një fushatë informimi në terren, duke i informuar për Fiskalzimin. Nisur nga këto vizita informuese kemi bërë edhe një pyetësor ku morëm një feedback për platformën Self-Care, ku hasnin vështirësi në disa pika dhe për këtë arsye kemi marrë vendimin të zhvillojmë brenda sistemit një mënyrë operimi më të lehtë, sidomos për mikrobizneset.”

 

Znj. Ibrahimaj e mbylli fjalimin e saj duke theksuar se Fiskalizimi do të hapë dyert për ta bërë Administratën Tatimore sa më inteligjente dhe për ta bërë pjesë e revolucionit digjital.

 

Ekspert nga DPT iu bënë një prezantim të përgjithshëm mbi Fiskalizimin anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku përfshinë disa nga çështjet më kryesore si: - çfarë është Fiskalizimi?, - Kuadri Ligjori, - Procedura e Fiskalizimit dhe e lëshimit të Faturave Tatimore, - Elementët e nevojshëm për Fiskalizimin, - Portali Self-Care etj.

 

Në fund takimi u mbyll me pyetje – përgjigje nga antarët e AmCham duke ju kthyer përgjigje shteruese nga ekspertët e DPT-së.

 

Që prej datës 1 Janar 2021, ka nisur faza e parë e këtij procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe Organeve publike, vetëm me faturë elektronike, B2G. Prej datës 1 Korrik 2021, do të nisë zbatimi për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B. Ndërsa nga 1 Shtatori do të nisë zbatimi për transaksionet me para në dorë të tatimpaguesvë, B2C.

 

Pavarësisht këtyre afatave ligjore, Administrata Tatimore inkurajon të gjithë bizneset që të nisin që tani të Fiskalizohen, në mënyrë që të ambientohen dhe të familjarizohen sa më shumë me sistemin.