Institucioni

Institucioni > Lajme >

Falja e Sanksioneve Administrative për të gjithë individët që plotësojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave brenda datës 30 Qershor 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, që janë subjekt i plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020, që sanksionet administrative falen sipas kushtit të Aktit Normativ i cili përcakton se:

Dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave si dhe pagesa e detyrimit duhet të bëhet deri në datën 30 Qershor 2021.

Këta individë duhet të paguajnë vetëm detyrimin që mund të kenë pas plotësimit të DIVA-s, dhe nuk duhet të paguajnë gjobat apo kamatëvonesat e gjeneruara nga sistemi për vonesë në deklarim apo pagesë, pavarësisht se mund të jenë të përfshira në urdhër pagesë.

Administrata Tatimore po punon për përmirësimin e sistemit lidhur me këto sanksione administrative të cilat gjenerohen automatikisht.

Rikujtojmë që afati përfundimtar për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave është data 30 Qershor 2021.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.