Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon informimin lidhur me procesin e Fiskalizimit sipas ligjit Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.
Nëpërmjet këtij njoftimi DPT dëshiron t’i risjellë në vëmendje të gjithë tatimpaguesve të cilët lëshojnë fatura për Organet Publike Shtetërore nëpërmjet Platformës Qëndrore të Faturave, që përdorimi i kësaj platforme nga këta tatimpagues mund të vijojë maksimalisht deri në datë 30 Qershor 2021 sipas Vendimit nr.220 i datës 12.03.2021 pika 2.1:
Tatimpaguesit që kryejnë transaksione pa para në dorë me organet publike mund të lëshojnë dhe fiskalizojnë fatura elektronike për këto transaksione nëpërmjet platformës qëndrore të faturave, deri në datën 30 qershor 2021
Pas këtij afati, përdorimi i Platformës Qendrore të Faturave nuk do të jetë i mundur për këtë kategori tatimpaguesish, ndaj duhet të fillojnë përdorimin e zgjidhjeve softuerike të certifikuara para ose maksimalisht në datën 30 Qershor 2021.
Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi