Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim lidhur me shtyrjen e afatit të deklarimit dhe pagesës së Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020, që afati i dorëzimit të deklaratës dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale është shtyrë deri në datën 30 qershor 2021.

Akti Normativ Nr.20, datë 05.05.2021, botuar në Fletoren Zyrtar nr.68, datë 07.05.2021 përcakton që:

  1. Dorëzimi i Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA) 2020 në Administratën Tatimore dhe pagesa e detyrimit (nëse rezulton), bëhet jo më vonë se data 30 Qershor 2021. 
  2. Sanksionet Administrative që mund të aplikohen, falen, me kushtin që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit të rezultuar të kryhen deri në datë 30 Qershor 2021.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.

Bashkëngjitur këtij njoftimi gjeni edhe “Udhëzuesin për mënyrën e regjistrimit për herë të parë për DIVA”.

Dokumenta ndihmëse