Pyetje – përgjigje nga Kompanitë e Këmbimit Valutor.
Pëgjigje: Neni 17, pika 1.3 flet për veprimtari shtesë dhe Tatimpaguesi duhet që kur kryen më shumë se një aktivitet në të njëjtin vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, atëherë ai është i detyruar që nëpërmjet platformës qendrore të faturave, të hedhë të dhënat e veprimtarisë kryesore, përkatësisht të veprimtarisë që gjeneron të ardhurat më të larta në atë vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, si dhe gjithashtu të vendosë të dhënat për aktivitetet e tjera që ai kryen si veprimtari ndihmëse.
Faturat duhet të lëshohen sipas shërbimeve, pasi edhe sot Zyrat e Këmbimeve Valutore nuk i bëjnë veprimet vetëm në një faturë apo kupon. Fatura për veprimin e këmbimit valutor do të jetë faturë më vete, dhe do t’i referohet Nenit 24, në Udhëzimin Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”
Përgjigje: Në platformën qendrore të faturave, portalin Self-Care mund të vendoset orari sipas nevojës së zyrave të këmbimit valutor edhe 24 orë, sic shprehet më lart.
Përgjigje: Sistemi do të funksionojë njësoj, edhe pse do të jetë punonjës part-time do të regjistrohet si operator në sistem, platformën self-care.
Përgjigje : Probleme dalin me mospërputhjen e detyrimeve që rrjedhin nga faturat e këmbimit për shkak të moskthimit në kohë por dhe për shkaqe të tjera:
Përgjigje: Na rezulton që nuk ka asnjë kufizim për konvertimet Valutë-Valutë dhe Banka e Shqipërisë është Autoriteti Licensues dhe Monitorues dhe shprehja "Banka e Shqipërisë nuk pranon dhe e ka të detyrueshme" nuk qëndron.
Përsa i përket Fiskalizimit, nuk janë tre fatura për këmbimet valutë me valutë por janë dy veprime blerje - shitje valutë, të cilat mund të strukturohen dhe lidhen si veprime nga programet që do të jenë në treg.
Përgjigje: Veprimet me arkën janë të specifikuara në Nenin 40, Procedurat për regjistrimin në arkë, për pagesat me para në dorë.
Përgjigje: Faturat nuk do të kenë aprovim pasi nuk janë fatura elektronike, por janë fatura të veprimeve me para në dorë. Në rastet e faturave elektronike është i përcaktuar procesi i apovimit apo refuzimit të faturës.
Përgjigje: Nuk lidhet me procesin e faturimit dhe fiskalizimit.
Përgjigje: Në të gjitha rastet do të lëshohet faturë, dhe për rastet e gabimeve apo kthimeve veprohet me faturë korrigjuese.
Përgjigje: Numri i arkave dhe operatorëve nuk kufizohet por administrohet nga software-et që do të jenë në përdorim për zyrat e këmbimeve valutore.
Përgjigje: Nuk ka të përcaktuar kufizim të gjendjes fikse maksimale të arkës në ligj.
Përgjigje: Nuk do të ketë kosto shtesë për biznesin.