Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të procesit të Fiskalizimit, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente.
Shifrat e publikuara përfshijnë numrin total të trajnimeve të zhvilluara, faturat e lëshuara, si elektronike ashtu edhe me para në dorë, takime të zhvilluara me kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.
Deri më datë 07 / 04/ 2021, në trajnimet e zhvilluara në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore, kanë marrë pjesë 17.652 pjesëmarrës, nga të cilët 1.252 janë Ente Publike, 15.035 tatimpagues si dhe 1.365 kontabilistë. Ndërkohë janë zhvilluar gjithashtu edhe 10 trajnime në bashkëpunim me shoqatat e ekspertëve dhe kontablistëve, me një shifër prej 1.250 pjesëmarrësish.
Numri i faturave të lëshuara si invoice ashtu edhe me para në dorë, vetëm në javën e parë të muajit Prill është 76.154 fatura në total, të cilat janë lëshuar nga 1.223 tatimpagues. Nga ku 4.720 është numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike, ndërsa 352 ndaj subjekteve private.
Numri i faturave me para në dorë është 71.082.
Lëshimi i faturave ka pasur një ecuri pozitive duke krahasuar shifrat edhe me 3 muajt e parë, ku në Janar në total janë lëshuar 76. 566, në Shkurt 143.489, ndërsa në Mars u lëshuan 250. 527
Përsa i përket vizitave informuese në terren, të nisura nga data 1 Mars, ku tatimpaguesve i është vendosur në dispozicion material dhe informacion i nevojshëm në lidhje me Fiskalizimin, janë këto shifra:
Për më shumë informacion për Fiskalizimin, mund të vizitoni në çdo kohë edhe faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi