Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike", si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, se brenda datës 31 Mars 2021, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2020.
Formulari i Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i plotësuar në përputhje me shënimet shpjeguese të pasyrave financiare, dorëzohen në e-filing, llogarinë e deklarimit elektronik të çdo tatimpaguesi. Gjithashtu, në e-filing, në menunë Kontabilitet – Bilanci Vjetor, dorëzohen edhe Pasqyrat financiare dhe anekset përkatëse.
Forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese, do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
- Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
- Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow);
- Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
Dokumentacioni shtesë, i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
- Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
- Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik);
- Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
- Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
Formati elektronik i kërkuar:
- Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata material, në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
- Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.
- Aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi, vetëm në version PDF (të skanuara).
- Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), në formatin excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.
Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 "Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti - Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe infomacionin e kërkuar, në lidhje me:
- Hartuesin i pasqyrave finaciare (bilanc), ekonomistin e punësuar, kontabilistin e miratuar të liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.
- Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
- Rubrikën e të ardhurave.
Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumentave shtesë janë si më poshtë:
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
- Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
- Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
- Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina).xlsx
- Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx
Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002.