Administrata Tatimore ka autoritetin dhe kompetencat e dhëna sipas Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar, për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.
Administrata Tatimore i ushtron këto kompetenca, duke zbatuar mënyrat e vlerësimit të riskut, për të përcaktuar dhe zbatuar, në çdo rast, masën më të përshtatshme të mbledhjes me forcë, në mënyrë që të maksimalizojë mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Kur Administrata Tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, ajo i dërgon atij, në rrugë elektronike pranë llogarisë personale në e-Filing dhe ose me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Nëpërmjet këtij njoftimi, Administrata Tatimore i evidenton tatimpaguesit detyrimet tatimore të papaguara dhe e fton në vetpërmbushje të detyrimit.
Sjellim në vëmendje se vetpërmbushja nga ana e tatimpaguesit, përjashton detyrimin e Administratës Tatimore për fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor të papaguar duke filluar nga masat e bllokimit, sigurimit të detyrimit deri në ekzekutim të tij.
Administrata Tatimore rikujton se për të gjithë tatimpaguesit që përkohësisht gjenden në situatë të vështire financiare, Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për proçedurat tatimore në RSH" i ndryshuar, ju jep të drejtën në zbatim të nenit 77 të këtij ligji për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar.
Për këtë tatimpaguesit duhet t'i drejtohen me shkrim Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore ku ata janë të regjistruar për të lidhur marrëveshje të pagesës me këste per detyrimet tatimore.
Faleminderit për bashkëpunimin.