Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për Kompanitë e Çertifikuara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ashtu sikurse ju ka njoftuar  lidhur me publikimin e dokumentave të specifikimeve teknike e funksionale të përditësuara mbi servisin e Fiskalizimit :

Einvoice service technicalv3, Einvoice Service functional v2, ( në shqip dhe anglisht) të publikuara në menunë: Fiskalizimi > Fiskalizimi - Specifikime Teknike Fatura Elektronike >, Lista e Dokumentave ndihmëse.

Servisi i fiskalizimit specifikime teknike v7 ( shqip dhe anglisht), të publikuara në menunë :"Fiskalizimi", nënmenuja "Fiskalizimi - Specifikimet Teknike" lista e dokumenteve ndihmëse

për ndryshimin që konsistonte me fushen: Is Einvoice true, ju bën me dije se me datë 03 Mars 2021, ky zhvillim do të implementohet në ambjentin LIVE.

Për më shumë, mund të vizitoni në çdo kohë edhe faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi