Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rikujtesë për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i rikujton të gjithë tatimpaguesve, subjekt të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin se data 10 Shkurt 2021, është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për vitin 2020. 

Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, e dorëzon këtë deklaratë duke plotësuar hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Administrata tatimore ju këshillon të plotësoni korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative parashikuar ligjin nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Për informacion dhe asistencë lidhur me plotësimin dhe dorëzimin e kësaj deklarate mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore ose të telefononi Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë të 0800 00 02.