Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit

Të nderuar tatimpagues,

Si kundër jeni në dijeni, Ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave si vijon:

a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Detyrimi ligjor për tatimpaguesit, për të lëshuar fatura elektronike mbart detyrimin edhe të pajisjes me një certificatë elektronike që mundëson teknikisht nënshkrimin e faturave të lëshuara. Përgjatë diskutimeve të vazhdueshme që administrata tatimore ka patur me grupet e interesit si dhe në vijim të trajtimit të përditshëm të problematikave të hasura në praktikë, lidhur me zbatimin dhe implementimin e plotë të procesit të fiskalizimit, ka patur pretendime për kosto të shtuara, referuar konkretisht parashikimeve të VKM Nr. 35, datë 22.1.202, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.

Në këto kushte e ndjemë detyrim të sqarojmë të gjithë grupet e interesit dhe subjektet e interesuara se, parashikimet e VKM-së së sipërcituar janë të lidhura me tarifat e shërbimeve që AKSHI ofron për tërrësinë e shërbimeve te ofruara kundrejt subjekteve të interesuar dhe nuk jane të lidhura drejtpërdrejt me procesin e fiskalizimit.

E vetmja tarifë që ndikon në procesin e fiskalizimit, është tarifa prej 4.000 lekësh në vit, e parashikuar nga gërma c) e pikës 3, e Vendimit të sipërcituar, e cila paguhet për pajisjen e tatimpaguesit me certificatë elektronike për sistemin fiskal, e cila jo detyrimisht është e lidhur vetëm me nënshkrimin e faturave si dhe është tarifë unike për subjektin tatimpagues pavarësisht sa punonjës të tij do ta perdorin apo pavarësisht se sa pika/adresa sekondare ka tatimpaguesi.

Me qëllim sqarimin e çdo paqartesie të subjekteve tatimpagues per sa më sipër, si dhe shmangien e abuzimeve apo keqinterpretimeve, DPT dhe AKSHI e vlerësojnë të nevojshme daljen me një sqarim të përbashket lidhur me këtë shqetësim.