Për të gjithë tatimpaguesit që mbartin detyrimin të lëshojnë faturë dhe që operojnë në zona pa mbulim interneti, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit sipas fashave, procedura që ndiqet për faturimin e transaksioneve të kryera është si vijon:
Fillimisht, tatimpaguesi që operon në një zonë të konfirmuar pa mbulim interneti duhet të sigurohet që të marrë nga administrata tatimore një konfirmim në formë elektronike, lidhur me mungesën e internetit në vendin e ushtrimit të aktivitetit me një periudhë vlefshmërie prej një viti.
Të gjithë tatimpaguesit që legjitimohen të lëshojnë fatura dhe që mund të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qëndrore të faturave, sipas VKM 220, datë 12.03.2020, në kushtet e mungesës së internetit, do të duhet të përdorin bllokun e veçantë të faturave, të cilat i kërkojnë dhe pajisen pranë Drejtorisë rajonale të juridiksionit. Deri në fund të muajit dhe jo më vonë se data 10 e muajit vijues, tatimpaguesi që lëshon fatura duke përdorur bllokun e veçantë të faturave do t'i paraqesë administratës tatimore informacion mbi të gjitha faturat e lëshuara në muajin e kaluar.
Të gjithë tatimpaguesit e tjerë që mbartin detyrimin ligjor të fiskalizojnë faturat e lëshuara nëpërmjet instalimit dhe përdorimit të zgjidhjeve softuerike, duhet të sigurohen që, para fillimit të lëshimit të faturave, pavarësisht mbulimit ose jo me internet,
Tatimpaguesit që kryejnë biznes në një zonë ku nuk është e mundur të vendosin një lidhje të përhershme në internet, pasi të kenë marrë konfirmimin nga administrata tatimore, lëshojnë fatura dhe përdorin shërbimin fiskal në modalitetin jashtë linje (off-line).
Deri në fund të muajit dhe jo më vonë se data 10 e muajit vijues, ky tatimpagues do t'i paraqesë administratës tatimore të gjitha faturat e lëshuara në muajin e kaluar, në një nga mënyrat e mëposhtme:
Pas paraqitjes së të dhënave, sistemi i informacionit të administratës tatimore kryen verifikimin e të gjitha të dhënave të faturave të marra dhe gjeneron NIVF për çdo faturë, si konfirmim për marrjen e faturave të paraqitura më pas.
Një listë e numrave të faturës dhe NIVF-ve të tyre të caktuara do t'i sigurohen tatimpaguesit që lëshon fatura në formë elektronike, në të njëjtën mënyrë me të cilën ai ka dorëzuar faturat në administratën tatimore (direkt në pajisje, ose përmes platformës qendrore të faturave, ose ruajtjen e tij në median e lëvizshme).
Pas marrjes së NIVF-së për secilën faturë, tatimpaguesi që lëshon faturat është i detyruar të ngarkojë NIVF-në në pajisjen elektronike ose sistemin elektronik të përdorur për lëshimin dhe ruajtjen e faturave, brenda pesë ditëve dhe ta bashkëngjisë atë në çdo faturë të lëshuar më parë.