Informojmë tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 kanë realizuar një qarkullim deri në 10 milionë lekë, se kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së, në bazë të nenit 120, pika 1, të Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Hapat për të përzgjedhur në mënyrë vullnetare çregjistrimin ose jo nga përgjegjësia tatimore TVSH, janë si mëposhtë:
Ju mund ta plotësoni këtë çështje vetëm 1 herë dhe keni mundësi të kryeni këtë vetëdeklarim në periudhën 19 – 28 Janar 2021.
Nëse nuk do të krijoni këtë çështje dhe ta plotësoni atë, Administrata Tatimore, nëpërmjet proceseve automatike do t’ju çregjistrojë nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale , të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.