Të nderuar tatimpagues!
Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020)
Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:
- Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 30,000(tridhjetë mijë) lekë dhe deri në 132,312 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;
- Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 30,000(tridhjetë mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 132,312 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;
- E barabartë me pagën minimale mujore prej 30,000(tridhjetë mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.
Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:
- Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 30.000(tridhjetë mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
- Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.