Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi procedurën që duhet të ndiqet për rregullimin e tepricës kreditore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se prej datës 1 Janar 2021, me hyrjen në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 22.7.2020, i cili ndryshon fashën e tatimpaguesve për regjimin e TVSH-së dhe rezultojnë, nën kufirin e qarkullimit prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik deri në 31.01.2020 dhe kanë mallra stok (inventar) të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, personi i tatueshëm është i detyruar të rregullojë TVSH-në për këto furnizime.

Pra, TVSH-ja e akumuluar (tepricë kreditore TVSH) deri në 31.12.2020 do të deklarohet në formularin e deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, të muajit Dhjetor 2020, nga vetë personi i tatueshëm, konkretisht në  rubrikën 50 “Rregullimi i tvsh-së së zbritëshme”.

Nëse në deklaratën e muajit Dhjetor 2020 nuk është prekur rubrika 50 “Rregullimi i tvsh së zbritëshme”nga ana e tatimpaguesit, atëherë rregullimi i tvsh së zbritëshme do të kryhet nga DRT.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.