Institucioni

Institucioni > Lajme >

Lista e subjekteve sipas formës ligjore "Ent Publik" për tatimpaguesit që do të kryejnë procesin e Fiskalizimit

Administrata Tatimore, referuar nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, fusha e zbatimit të tij përcakton detyrimin e tatimpaguesve të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, bën të ditur se prej datës 1 Janar 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.

Po kështu, dhe entet publike, pas kësaj date, për mallrat apo shërbimet e blera nga tatimpaguesit do të pranojnë vetëm Faturën elektronike, e cila do të jetë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor për furnizimet e marra. 

Për sa më sipër, bashkëlidhur gjeni listen e subjekteve sipas formës ligjore "Ent Publik" (me status AKTIV gjithsej 1538 ente), kundrejt të cilave çdo tatimpagues në bazë të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, mban detyrimin të lëshoje faturë elektronike të fiskalizuar.