Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, me angazhimin maksimal drejt pёrmirёsimit tё vazhdueshem të cilёsisё sё shёrbimeve që ajo ofron, si dhe ndërtimin e një Administrate Tatimore Moderne në shërbim të Tatimpaguesve, ka përgatitur një anketë drejtuar të gjithë Tatimpaguesve.
Si rrjedhoje e dinamikave dhe sfidave të reja që na është dashur të përballemi si pasojë e periudhes së pandemise globale që po jetojmë, dëshirojmë t’ju kërkojmë pak kohë nga koha juaj në plotësimin e kësaj ankete, e cila do të na ndihmonte në përmirësimin e mëtejshem të shërbimeve tona.
Kjo ankete ka në fokus lehtësimin e procedurave tatimore për të gjithë tatimpaguesit dhe e vlerёson si jashtëzakonisht tё rёndёsishёm opinionin tuaj pёr gjithçka është bёrё deri mё tani nga ana jonё.
Opinioni juaj do tё na shёrbejё jo vetëm pёr tё rritur mё shumё cilësine e shёrbimeve tona, por edhe për të na afruar më shumë me të gjitha problematikat tuaja.
Gjeni më poshtë linkun për plotësimin e kësaj ankete.