Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Të gjithë individët që kanë kryer tashmë aplikimin, por që, edhe pas njoftimeve në vijimësi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ende nuk kanë plotësuar mangësitë në dokumentacionin e tyre, ftohen ta dërgojnë këtë dokumentacion brenda datës 10 dhjetor 2020 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT ose në adresën email ankesa@tatime.gov.al.), duke mos harruar të vendosin edhe një numër kontakti.
Ftohen individët e mëposhtëm të japin sa më parë një numër kontakti (përmes emailit të mësipërm) për sqarime mbi mangësitë në dokumentacionin që kanë paraqitur:
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë: