Nё vijim tё komunikimeve tё vazhdueshme qё Administrata Tatimore ka bёrё me publikun, pёrsa i pёrket korrigjimeve tё llogarieve bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave tё miratuar nga Qeveria, rezultojnë ende shumё individё qё nuk i kanё kryer ato sipas mёnyrёs sё duhur.
DPT ju bёn me dije se edhe pse pagesat janё dёrguar nga AT nё bankё, ato pёrsёri janё kthyer nga bankat me pёrshkrimin qё llogaria nuk pёrputhet. Pavarёsisht se ndryshimi ёshtё kryer nga individёt, pёrsёri rezulton i gabuar.
Pёr kёtё arsye, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve pёr tё shmangur sёrish tё njёjtat problematika nё vijim, ju vendos nё dispozicion adresёn e Zyrёs sё Shtypit.
Ju lutemi dёrgoni vёrtetimin tuaj tё llogarisё individuale bankare nё adresёn zyraeshtypit@tatime.gov.al
Në listën bashkangjitur vetidentifikohuni dhe ju lutem sillni vërtetimin e llogarisë bankare aktive dhe sigurohuni që llogaria të jetë në LEK.