Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për përditësim në e-filing të të dhënave të adresave të tatimpaguesve

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se duhet të përditësojnë, në sistemin e-filing, të dhënat e tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi.

Në llogarinë e deklarimit elektronik, e-filing në tatime.gov.al, në menunë E-filing Im/ Profili Im/ Adresa, prej datës 1 Tetor 2020, ju do të keni mundësinë që, me disa hapa të thjeshtë, të plotësoni informacionin e kërkuar në lidhje me pronësinë e mjedisit/eve ku ushtroni aktivitet, dokumentin përkatës, sipërfaqen, natyrën e aktivitetit si dhe të jepni të dhëna mbi kontratat e lidhura për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Kërkesat e mësipërme bazohen në kërkesat e Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore”, i ndryshuar, neni 23, pika 1, si dhe të Ligjit nr.87/2019 “Për faturen dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, në bazë të të cilave Administrata tatimore kërkon, nga çdo subjekt tatimpagues, informacione të detajuara lidhur me çdo adresë apo vend ushtrimi biznesi të rregjistruar,.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të përditësojnë menjëherë, në mënyrë vullnetare, informacionin e kërkuar, brenda datës 1 nëntor 2020. Mosdhënia e këtij informaiconi konsiderohet kundravajtje administrative.

Për çdo pyetje apo informacion të nevojshëm mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve, në orarin: 08.00 – 16.30 e hënë – e enjte dhe 08.00 – 14.00 e premte, mund të shkruani në shërbimin LiveChat në faqen zyrtare të internetit të Administratës Tatimore dhe të telefononi në numrat e kontaktit të Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT .

https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale.

 

Dokumenta ndihmëse