Institucioni

Institucioni > Lajme >

Përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive bankare me probleme për pagat e luftës.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme me publikun, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të rikujtojë edhe një herë se data 25 Shtator 2020 është afati i fundit i korrigjimit të llogarive bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, tё miratuar nga Qeveria.

Ftojmë të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, të kryejnë këtë proҫes duke korrigjuar të dhënat e tyre si (emër banke dhe/ose IBAN).

Për të lehtësuar procedurën DPT ka vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi: 1-Nga tatimpaguesi, 2-Nga vet individi.

Në rast se është vet personi që do të kryejë veprimet ai duhet të plotësojë formularin në Google Form, si më poshtë.

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBË9VSxIkg32Cë/vieëform?edit_requested=true

 

Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

 

Në rast se korrigjimi do të kryhet nga tatimpaguesi, veprimi duhet të bëhet në e-filing, sipas hapave të mëposhtëm:

  1. Në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing si dhe në adresën e e-mail do t’ju dërgohet një njoftim për saktësim të të dhënave të llogarive bankare të individëve përfitues.
  2. Pasi të jeni loguar në llogarinë e deklarimit elektronik në e-filing, pozicionohuni në menunë “Kontabiliteti”dhe klikoni mbi nën menunë “Saktësimi i të dhënave bankare”.
  3. Do t’ju shfaqet rubrika “Kërkesat për Ndihmë financiare”, e cila përmban:

    - Gabim i të dhënave bankare– ku janë të listuar të gjithë individët me të dhëna të pasakta të llogarisë bankare, të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te  llogarive bankare.
    - Të gjitha – ku janë të listuar të gjithë individët me të dhëna të sakta të llogarisë bankare.
  4. Për secilin nga individët e listuar në nënmenu “Gabim i të dhënave bankare”, ju mund të saktësoni të dhënat e llogarisë bankare (emri i bankës dhe/ose IBAN) duke klikuar në “Korrigjo”.
  5. Pasi të keni ruajtur ndryshimet, të dhënat e punonjësit përkatës do të zhvendosen në listën “Të gjitha”.

 

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.