Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi publikimin e Specifikimeve Teknike për faturën elektronike

Në zbatim të gërmës j), të nenit 3, të Udhëzimit Nr. 20, datë 01.06.2020 “Për elementet bazë dhe teknike, lëshimin dhe shkëmbimin e faturave elektronike dhe faturave shoqëruese”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e interesuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit, mbi publikim e Specifikimeve Teknike për faturën elektronike.

Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”. Specifikimet janë gjithashtu në përputhje me kërkesat proceduriale dhe teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të projektit të fiskalizimit.

Specifikimet Bazë të publikuara më poshtë janë:

  • Specifikimet për përdorimin bazë të faturës elektronike UN/CEFACT - Fatura Ndër-Industriale (skemat XML 16B);
  • Specifikime për përdorimin bazë të faturës elektronike - ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1).

Të listuara më poshtë gjenden edhe Specifikimet Funksionale e Teknike për servisin e faturës elektronike, të cilat janë hartuar mbështetur në Specifikimet Bazë të Bashkimit Europian. Të gjitha këto materiale teknike shërbejnë për zhvillimin e zgjidhjeve software-ike për fiskalizimin e faturave elektronike.

Dokumenta ndihmëse