Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kujtesë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, në kuadër të “Shkëmbimit Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zbatim të Ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, sjell në vëmendje të të gjithë individëve dhe tatimpaguesve të cilët zotërojnë një llogari financiare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, të kërkuar nga këto institucione, sipas afateve të përcaktuara nga secila prej këtyre institucioneve.

Mosdhënia e informacionit të mësipërm nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme apo person tjetër përgjegjës, konsiderohet kundërvajtje administrative dhe penalizohet sipas ligjit nr. 4/2020.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni seksionin “Shkëmbimi automatik i informacionit” në faqen www.tatime.gov.al.