Institucioni

Institucioni > Lajme >

Thirrje për korrigjim të të dhënave bankare nga individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave nr.1 dhe 2

Administrata Tatimore fton të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që brenda datës 31 Gusht 2020, të ofrojnë informacionin e saktë, duke plotësuar të dhënat e kërkuara sipas linkut https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true

Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare, është i thjeshtë dhe duhet të kryhet vetëm nga individët, sipas listave bashkengjitur këtij njoftimi, për të cilët ende nuk është kryer korrigjimi i të dhënave nga subjektet punëdhënës. Pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.

Dokumenta ndihmëse