Institucioni

Institucioni > Lajme >

Ja ku duhet tё paraqiten tatimpaguesit pёr problematikat e lidhura me ҫёshtjet e detyrimeve tatimore të papaguara.

“Në zbatim të Urdhërit nr. 33, datë 12.02.2020 “Për miratimin e strukturës organizative dhe të numrit të përgjithshëm të personelit të administratës tatimore qëndrore”, për çdo problematikë të lidhur më çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, tatimpaguesit janë të lutur të paraqesin kërkesat e tyrë si më poshtë:

Tatimpaguesit e regjistruar në DRT Tiranë , DRT Durrës, DRT Elbasan , DRT Korçë, për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore Rajoni Qëndror me qendër pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, në adresë: Rruga “Andrea Kushi”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë., ose nёpёrmjet e-filling

Tatimpaguesit e regjistruar në DRT Berat, DRT Gjirokastër, DRT Vlorë , DRT Sarandë, DRT Fier,  për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore Rajoni Jugor me qendër pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, në adresë: Lagjia "Apollonia", Rr. "Brigada e 11-të Sulmuese", kati i I-rë, Fier ose nёpёrmjet e-filling.

Tatimpaguesit e regjistruar në DRT Lezhë, DRT Shkodër, DRT Kukës, DRT Dibër për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore Rajoni Verior me qendër pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, në adresë: Bulevardi “Parrucë”, ish godina e Qendrës së Informatikës, Shkodër ose nёpёrmjet e-filling.

 

Tatimpaguesit e regjistruar në Drejtorinë Tatimpaguesit e Mëdhenj, për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore me qendër pranë Drejtorisë Tatimpaguesit e Mëdhenj në adresë: Rruga “George W Bush”, Tiranë ose nёpёrmjet e-filling.