Administrata Tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), detyrimin për të dorëzuar në mënyrë elektronike librat e blerjes dhe te shitjes për çdo periudhë tatimore.
Deklarimi i librave të blerjes dhe shitjes brenda datës 10 të muajit pasardhës të çdo periudhe tatimore, përcaktohet si detyrim në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, krahas dorëzimit të përmuajshëm të Deklaratës së pagesës së TVSH. Mosplotësimi i këtij detyrimi i ekspozon menjëherë tatipamguesit për kontrolle nga zyra si dhe verifikim të të dhënave me palët e treta.
Ju rikujtojmë se librat e blerjes dhe shitjes për muajin Korrik 2020, duhet të deklarohen brenda datës 10 Gusht 2020.
Për çdo pyetje apo informacion ju mund të përdorni shërbimin Live Chat në faqen e internetit të Adminisitratës Tatimore si dhe të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.