Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.
Së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
- raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
- inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
- inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
- kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
- inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar.
Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
- Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
- Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
Bashkëngjitur këj njoftimi do të gjeni formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing.
Për çdo pyetje apo informacion ju mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve ne numrin pa pagesë 0800 0002.