Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rikujtesë për individët aplikues për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë, jashtë Republikës së Shqipërisë si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët, të cilët kanë dërguar nëpërmjet shërbimit postar aplikimin për rimbursim të gjobave të vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja, për tejkalim të afatit të qëndrimit në këto shtete për shkak të mbylljes së kufinjve gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor 2020, por që nuk kanë vënë në dispozicion një numër kontakti personal apo adresë emaili, se duhet të dërgojnë sa më parë në adresën email ankesa@tatime.gov.al të dhënat e tyre të kontaktit, për të mundësuar vijimin e procedurës, në rastet kur kërkesat kanë mangësi në dokumentacion apo është i nevojshëm ofrimi i të dhënave shtesë.
Ky informacion do të shërbejë për të siguruar një rimbursim të shpejtë si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces