Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura, nga autoritete të shteteve të huaja, për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.
Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën ankesa@tatime.gov.al.