Institucioni

Institucioni > Lajme >

Afati i aplikimit për ndihmën financiare të Paketës Nr.2 sipas “VKM nr. 305 datë 16.04.2020”, përfundon në datë 05.06.2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2 “VKM nr.305 datë 16.04.2020”, të ndryshuar, është në orën 24:00 të datës 05.06.2020.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, te kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling ose listat e publikuara në këtë link https://bit.ly/30cu5TB për të verifikuar nëse janë përfitues të paketës 2 dhe për të aplikuar brenda afatit.

Në rast të moskryerjes së aplikimit, pas datës 5 qershor 2020, çdo subjekt që nuk ka plotësuar Kërkesën, për punonjësit e punësuar apo ish të punësuar, që plotësojnë kriteret për përfitim të ndihmës financiare, dhe që nuk kanë plotësuar formularin e ankesës për arsyet e mosaplikimit në rastin e trajtimit me pagë të plotë, do të dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr.3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”, i ndryshuar.

 

Ju informojmë gjithashtu, se vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët në adresën e email efiling.info@tatime.gov.al dhe për subjektet në menunë Çështjet e mia, në llogarinë në e-filing.

Ky proçes do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.305, datë 16.04.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësine maksimale.