Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për marrëdhëniet e punës të personelit jo nëpunës civil, në Administratën Tatimore Qendrore”, miratuar me Urdhrin nr. 10, datë, 31.01.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm, neni 9 e në vijim, ju njofton hapjen e procedurës për konkurim në Drejtorinë e e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror për grupin e pozicioneve:
Afati për dorëzimin e dokumentave: 10/06/2020
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
Kriteret e përgjithshme:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme sipas pozicionin përkatës.
Kriteret e posaçme:
Inspektor në Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit (Task Force), në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kategoria e pagës III-b- duhet të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo më pak se 2 vjet përvojë pune në profesion.
Inspektor, në Sektorin e Koordinimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kategoria e pagës III-b- duhet të zotërojë diplomë minimumi Master Profesional, Shkenca Ekonomike /Juridike, jo më pak se 2 vjet përvojë pune në profesion.
Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, kategoria e pagës IV-a, - duhet të zotërojë diplomë minimumi Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo më pak se 1 vit përvojë pune në profesion.
Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria e pagës IV-a- duhet të zotërojë diplomë minimumi Master Profesional, Shkenca Ekonomike /Juridike, jo më pak se 2 vjet përvojë pune në profesion.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe rezultatet e larta të studimeve universitare që do të përbënin përparësi.
1 |
KONKURRIM I BRENDSHËM |
Në këtë fazë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë punonjësit e administratës tatimore. Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë si dokumentacion:
-aplikimin/kërkesën ku të përcaktohet qartë Pozicioni/Sektori/Drejtoria për të cilin aplikojnë.
-një letër motivimi ku të pasqyrojnë arsyet e lëvizjes dhe pritshmëritë.
Pas datës 15/06/2020 kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.
2 |
Konkurrimi nga jashtë |
Pas datës 17/06/2020 kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.
3 |
DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët për konkurrim nga jashtë që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet në rrugë zyrtare, në Zyrën e Protokollit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në adresën: Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Stadiumit Dinamo.
Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin ku të përcaktohet qartë pozicioni/Sektori/Drejtoria për të cilin aplikojnë. Çdo aplikant i cili brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurrimit.
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet konkurrimi
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 92/2014 "Per tatimin mbi vleren e shtuar";
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" i ndryshuar;
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 9136, date 11.09.2003 "Per mbledhjen e kontributeve te detyrimeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore", i ndryshuar;
- Manuali i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren.
Njoftimi për fazat e tjera te konkurrimit do të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare www.tatime.gov.al