Institucioni

Institucioni > Lajme >

Fillojnë aplikimet për çertifikimin e Prodhuesve apo mirëmbajtësve të zgjidhjes software

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit që operojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, se në kuadër të procesit të Fiskalizimit, mund të aplikojnë për t’u çertifikuar si  një prodhues/mirëmbajtës i zgjidhjeve software-ike, bazuar dhe në zbatim të kërkesave të VKM  nr. 239, datë 20.03.2020 "Për kërkesat teknike dhe funskionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”

Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike, është mundësuar nëpërmjet  aplikimit online në platformën e-albania.

Pasi subjektet e klasifisikuara si pjesë e regjistrit të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë do të marrin Certifikatën elektronike, e cila do të përmbajë kodin e prodhuesit/mirëmbajtësit software-ik si dhe kodin e zgjidhjes software-ike të regjistruar, ata do të regjistrohen në regjistrin publik të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë dhe do të mund të ofrojnë produktet/shërbimet e tyre në tregun e Republikës së Shqipërisë.

Kriteret, hapat e procedurës së aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju mund t’i gjeni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspxwservice_filter=INS&institution_id=111&institution_name=Ministria%20e%20Financave%20dhe%20Ekonomis%c3%ab&service_type=Y

 

Administrata Tatimore fton të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë dhe plotësojnë kriteret sipas VKM nr.239 datë 20.03.2020, të aplikojnë sa më parë për t’u certifikuar dhe për t’u bërë pjesë e procesit të Fiskalizimit.