Institucioni

Institucioni > Lajme >

Thirrje për aplikim për përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se vijon procesi i aplikimit për përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 (Paketa Nr.2).

 

Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare. Masat përfituese sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 janë:

 

Masa 1

  • Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.

 

Masa 2

  • Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

 

Masa 3

  • Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

 

Masa 4

  • Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

 

Aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT, ndërsa trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020.

 

Duke qenë se aktualisht janë 13,571 subjekte përfitues për masën 1,2,3 dhe 4, të cilët ende nuk e kanë plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, Drejtoria e Pëergjithshme e Tatimeve iu bën thirrje për plotësim të Kërkesës, të gjithë subjekteve sipas listave bashkëngjitur.

 

Duke klikuar në https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për dorëzim të Kërkesës për Përfitim të ndihmës financiare sipas paketës nr.2.

Dokumenta ndihmëse