Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit, të cilët në formularin Kërkesë për ndihmë financiare, Paketa 1, kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare (emri i Bankës dhe/ose IBAN), për punonjësit e tyre, përfitues të ndihmës financiare, se kanë mundësi t’i korrigjojnë ato, duke plotësuar të dhënat e sakta në formularin që kanë plotësuar më parë.
Korrigjimi i të dhënave është i mundur vetëm për individët të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te llogarive bankare.
Identifikimi i individëve për të cilet duhen korrigjuar emri i Bankës dhe/ose IBAN në Formular, është tepër i thjeshtë, statusi i tyre i pagesës është Kthyer nga Banka për pasaktësi.
Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e shumës prej 26.000 lekë në llogarinë e secilit individit përfitues.