Administrata tatimore informon tatimpaguesit se ka hyrë në fuqi Akti normativ nr.18, datë 23.04.2020, i cili ndryshon Ligjin nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
Sipas ndryshimeve të këtij Ligji:
- Nuk do të paguhen këstet e parapagimeve të Tatimit mbi Fitimin të vitit 2020, për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, subjekte të Tatimit mbi Fitimin.
- Shtyhet afati i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin, për për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, për Tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Nga ky përjashtim nuk përfitojnë tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.
- Shtyhet afati i pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020 për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.
- Shtyhet afati i dorëzimit në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2019, për individët. Afati i ri është jo më vonë se data 31 korrik 2020.
Akti normativ nr.18, datë 23.04.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73, datë 24.04.2020.
Ju mund të njiheni me Ligjin nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar në https://www.tatime.gov.al/c/6/447/451/tatimi-mbi-te-ardhurat.