Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.1 “VKM nr.254 datë 27.03.2020”, është në oren 12:00 të datës 18.04.2020, Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:
Nr | Drejtoria Rajonale | |
1 | Tatimpaguesit e Mëdhenj | dsht_Njtm@tatime.gov.al |
2 | Tirana | dsht_Tirana@tatime.gov.al |
3 | Durrësi | dsht_Durres@tatime.gov.al |
4 | Vlora | ssht_Vlore@tatime.gov.al |
5 | Berati | ssht_Berat@tatime.gov.al |
6 | Fieri | dsht_Fier@tatime.gov.al |
7 | Elbasani | dsht_Elbasan@tatime.gov.al |
8 | Korça | dsht_Korce@tatime.gov.al |
9 | Lezha | ssht_Lezhe@tatime.gov.al |
10 | Shkodra | dsht_Shkoder@tatime.gov.al |
11 | Dibra | ssht_Diber@tatime.gov.al |
12 | Gjirokastra | ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al |
13 | Kukësi | ssht_Kukes@tatime.gov.al |
14 | Saranda | ssht_Sarande@tatime.gov.al |
Ky proçes do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësine maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.