Institucioni

Institucioni > Lajme >

NJOFTIM PËR QARKULLIMIN E PUNONJËSVE TË KOMPANIVE DHE SIPËRMARRJEVE TË SHËRBIMIT QË JANË TË LEJUARA TË USHTROJNË AKTIVITETIN.

Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara duhet të marrin masa që ditën e hënë, të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre duke vënë në dispozicion autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit përmes email-it te adresa e policisë së shtetit policiarrugore@gmail.com , policiarrugore@asp.gov.al, ose duke akredituar mjetet e punonjësve të tyre.

Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri i punonjësve;

Targa e autobusit me të cilin do të qarkullojnë punonjësit;

Targa e makinës së punonjësit që do të lëviz me mjet privat;

Vendi i punës ku do të shkojnë;

Orari i lëvizjes;

Në këto automjete, punonjësit duhet të pajisen me mjete mbrojtëse si doreza, maska dhe dizinfektant .