Institucioni

Institucioni > Lajme >

Monitorimit në Terren 27 Shkurt - 04 Mars: 497 kontrolle të ushtruara - 87 shkeljet ë konstatuara

Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.

Gjatë periudhës  27 Shkurt - 04 Mars 2020, janë kryer 497  kontrolle, ndërsa janë konstatuar 87 shkelje.

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 3 subjekte të paregjistruara;
  • 7 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë).
  • 7 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 subjekte “biznes i vogël” dhe 4 subjekte “biznes i madh”.
  • 5 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 3 tjetër nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 30 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Administrata Tatimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.