Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për të gjithë tatimpaguesit të prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit e prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 se, mbështetur në udhëzimin Nr.5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe në udhëzimin Nr. 32, datë 31.12.2013 “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, i ndryshuar, do ti njihen si të zbritshme shpenzimet për dëmet nga tërmeti.

Për të përfituar nga këto lehtësi fiskale, tatimpaguesit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore,

• Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj;
• Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara;
• Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata.

Konkretisht do të njihen si shpenzime të zbritshme vlera kontabël e mallrave si dhe vlera kontabël e mbetur e aktiveve, që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”.

Të gjithë tatimpaguesit e prekur nga tërmeti, janë të lutur që brenda datës 10.03.2020, të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar dokumentacionin si më sipër.