Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kontrolle blic në biznesin farmaceutik.

Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.

  • 8 Mallra pa faturë tatimore;
  • 4 raste për moslëshim kuponi tatimor;
  • 2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;
  • 1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;
  • 2 raste për referim hetimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijoj me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.