Administrata tatimore, më herët, ka bërë me dije zbatimin e disa planeve sektoriale gjatë vitit 2020, ndër të cilat është edhe ai i sektorit të ndërtimit.
Nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore eshte synimi kryesor yni dhe vijimësia e veprimeve që po ndërmerren kane per qellim me se pari qe tatimpaguesi te njihet me mire me kerkesat ligjore. Ne funksion te kesaj qasjeje vjen dhe njoftimi që do iu dërgohet tatimpaguesve të cilet operojnë në sektorin e ndërtimit.
Objekti i ketij njoftimi ka të bëje me shitjen (furnizimin) e ndërtesave duke sjellë në vëmendje te tatimpaguesve, dhe jo vetem, qëndrimin e administrates tatimore. Tatimpaguesit kane detyrim të lëshojne faturë tatimore ne momentin e arketimit te cdo kesti nga klientet. Tatimpaguesit duhet te tregojne kujdes ne momentin e njohjes të ardhurave ne rezultatin financiar duke vleresuar drejt statusin e ndertesave ne raport me parimet ne standardet e kontabilitetit.