Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.
Gjatë periudhës 20-26 Shkurt 2020, janë kryer 461 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 67 shkelje.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
- 7 subjekte të paregjistruara;
- 6 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
- 3 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, subjekte “biznes i vogël”.
- 4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 1 tjetër nuk mbante pajisjen fiskale në gjendje pune.
- 13 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Administrata Tatimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.