Institucioni

Institucioni > Lajme >

Monitorimi në Terren 2-22 janar: 1318 kontrolle - 665 shkelje të konstatuara

Strukturat e Monitorimit në Terren kanë nisur verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Operacional 2020. Ky Plan përcaktohet sipas elementëve të identifikuar të riskut nga analiza e deklarimeve të tatimpaguesve në sistemin tatimor, si edhe ndjekjen e të gjitha rasteve të denoncimeve që vijnë nga qytetarët, të cilët konstatojnë shkelje të ligjit në marrjen e shërbimit.   

Gjatë periudhës 2-22 Janar 2020, janë kryer 1,318 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 665 shkelje të legjislacionit tatimor. 

 Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 39 subjekte janë konstatuar të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  • 174 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
  • 71 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 56 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 15 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  • 17 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjen fiskale dhe 25 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 146 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Administrata Taimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.