Pas shpalljes si objekt i pabanueshëm prej dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, në përmbyllje të procedurave për marrjen me qira të ambienteve të punës, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës është vendosur në një mjedis të ri.
Drejtoria Rajonale e Tiranës po vijon punën në përmbushje të të gjithë detyrave të saj funksionale në ndërtesën me adresë: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë, Linku https://bit.ly/38ëkKas ka edhe orientimin e vendndodhjes përmes hartave google.
Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj), apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga "Nikolla Lena" (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.
Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin e treguar dhe i siguron se shërbimi do të vijojë të ofrohet i rregullt e në kushte optimale.