Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në kujtesë të tatimpaguesve detyrimin për dorëzimin e librave të blerjes/shitjes, brenda datës 10 janar, në zbatim të Udhëzimit Nr. 6, datë “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Librat e blerjeve/shitjeve janë të detyrueshëm të mbahen nga të gjithë personat e tatueshëm dhe të dorëzohen elektronikisht për çdo periudhë tatimore. Ato duhet të tregojnë numrin e identifikimit, emrin e personit të tatueshëm, periudhën për të cilën deklarohet dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar.
Libri i blerjes dhe i shitjes dorëzohen përpara dorëzimit të deklaratës së TVSH-së të periudhës përkatëse dhe jo më vonë se data 10 e muajit që pason periudhën tatimore që deklarohet.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit për përmbushjen korrekte vullnetare, të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor.