Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë për shpalljen e fituesit - Për marrjen me qira të pasurisë nga të tretët

Në zbatim të VKM Nr. 750 datë 27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, referuar Akt Konstatimit datë 5/12/2019 të Institutit të Ndërtimit, Shkresës nr. 22310/1 datë 6/12/2019 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Shkresës “Njoftim” nr. 22033 date 6/12/2019 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Urdhrit nr. 22724 datë 19.12.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për Ngritjen e Grupit të Punës “Për kryerjen e procedurave për marrjen me qira të ambienteve për Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë”, Grupi i Punës i ngritur për këtë qëllim, pas verifikimit të ofertave të paraqitura sipas kritereve te vendosura, vendosi të shpallë fitues ofertën e Z. Arian Bajri, person fizik.

Z. Arian Bajri duhet të paraqitet brenda datës 26.12.2019 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vazhdimin e procedurave.