Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rishpallje e Njoftimit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë - Për marrjen me qira të pasurisë nga të tretët

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente për ushtrimin e veprimtarisë administrative të DRT Tiranë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të DRT Tiranë (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) konkretisht: jo më pak se 1800 m2për zyra administrative, në të cilat do të akomodohet personeli i DRT Tiranë dhe sipërfaqe të mjaftueshme për vendparkimi jo më pak se 20  
  2. Specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merren me qira, bazuar në funksionalitetet sipas distancës/largësisë nga qendra e Tiranes dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme: 

Kriteret

Pikët

Çmimi    Euro/m2

20

Afati i akomodimit jo me vonë se 7 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës, ku ambienti të jetë i përshtatur në hapësira sipas nevojave të institucionit qiramarrës.

10

Akomodimi për çdo post pune:

-porta interneti

-priza energjie

20

Sistem ngrohje/ftohje funksional

10

Distanca sa më afër qendrës së Tiranës

20

Sistem i pavarur për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ujit

10

Ambienti të ketë hyrje të veçantë për punonjësit

10

 

 Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit të ketë në përbërje:

  • aktin e pronësisë/disponimit të pronës të rinovuar tremujorin e fundit;
  • të jetë i pajisur me NIPT/NUIS dhe certifikatë regjistrimi;
  • deklaratën e hollësishme të ofertuesit, për vënien në funksionim të objektit për veprimtari administrative të DRT Tiranë;
  • ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
  • vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • vërtetim që mos të ketë detyrime të maturuara nga OSHE, UKT etj.
  • vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
  • aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore si dhe akt konstatimin që rezulton i banueshëm nga Instituti i Ndërtimit.

 

Afati i paraqitjes së ofertave pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve me adresë Rr. “Sulejman Pitarka”, Tiranë, do të jetë data 23.12.2019 ora 14:00.